Pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit I cili po shoqërohet më dëme të mëdha për buxhetin e shetit, qeveria ka hartuar me urgjencë një draft konfidencial lidhur me sigurimin e detyrueshëm të popullatës.

Bëhet fjalë për një draft I cili është bërë edhe me sugjerimet e bankës botëtore.

Në të parashikohet që të ngrihet një agjensi shtetërore që të merret me menaxhimin e procesit si të sigurimit edhe më pas të dëmshpërblimit. Duke ju rëferuar këtij drafti është parashikuar që të gjitha banesat të sigurohen për një shumë e cila nis nga 15 euro deri në 25 euro në vit.

Është specifikuar se ata që do të sigurohen për  25 euro janë ndërtimet beton arme, ndërsa shuma që do të përfitojën qytetarët si dëmshpërblim arrin në 25 mijë euro.

Ndërsa për ndërtimet e tjera që do të sigurohen për 15 euro, përfitimi arrin 15 mijë euro. Drafti i hartuar nuk përfshin kompanitë private në këtë proces, por cilido do të ketë të drejtën e sigurimit edhe tek këto shoqeri.

Nisma parashikon vetëm sigurim për tërmetet dhe jo për fatkeqësi të tjera natyrore si përmbytje apo zjarr.  Ende nuk është e qartë se si do të detyrohen banorët të paguajnë, por kjo mbetet për tu detajuar në aktitet nënligjore që do të dalin pas miratimit të draftit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re