Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, qeveria do të rikthejë në tryezat e diskutimit sigurimin e detyrueshëm të banesave.Kjo iniciativë nisi që në vitin 2019, pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit, por asnjëherë nuk mori rrugën e miratimit.

 

Së fundmi, Ministria e Financave ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin që detyron qytetarët të bëjnë çdo vit sigurimin vjetor të banesës, përfshirë edhe banesat sociale me qira dhe ato në proces legalizimi.

 

Për familjet në nevojë, sipas draftit, polica e sigurimit do të financohet nga buxheti i shtetit.

 

Sigurimi i detyrueshëm do të mbulojë dëmet e ndodhura në pronë pas një ose disa ngjarjesh tërmeti dhe dëmshpërblimi do të paguhet brenda 9 muajsh.

 

Sipas projektligjit, polica e sigurimit është e vlefshme vetëm për një vit dhe shuma që do të paguhet nga qytetarët do të përcaktohet me vendim qeverie.Sigurimi i detyrueshëm i banesave është një nismë për të cilën Banka Botërore lobon prej vitesh, por asnjëherë nuk është finalizuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re