Qytetarët shqiptarë duhet të sigurojnë banesat nga tërmeti.Ky përcaktim është vendosur në projektligjin i cili është hedhur për konsultim nga qeveria së fundmi.

Në draft parashikohet që sigurimi do të jetë i detyrueshëm për të gjitha kategorite e banesave siç janë ato në proces legalizimi apo banesa sociale me qira ndërkohë që shtresat në nevojë do të mbështetn me fonde nga buxheti i shtetit.Vlera që duhet të paguhet do të përcaktohet me vendim qeverie por paraprakisht vlerësohet se kjo shumë mund të variojë nga 15-25 euro në vit.Për të menaxhuar dhe administruar të gjithë procesin parashikohet ngritja e një shoqërie aksionere në varësi të ministrisë së ekonomisë e cila do të emërtohet: Ë Kombëtar për Tërmetet”

Në rast të mos sigurimit parashikohen një sërë masash midis të cilave mos marrja e shërbimeve publike, në kadastër apo e-Albania.

Shqipëria është një vend i prirur dhe ekspozuar ndaj fatkeqësive natyrore. Katër rreziqet kryesore që prekin vendin janë tërmetet, përmbytjet, zjarret në pyje dhe rrëshqitjet e dheut. Raporti i Rrezikut Botëror 2021, i cili llogarit Indeksin e Rrezikut të Fatkeqësive për 181 vende, bazuar në kapacitetet përballuese, e rendit Shqipërinë të parën në Evropë dhe në vend të 61, në rang botëror.
Rreth 17.6 miliardë dollarë të aseteve tregtare, industriale dhe bujqësore të vendit janë në rrezik nga përmbytjet dhe tërmetet.

Që nga viti 1900, Shqipëria është goditur nga dymbëdhjetë tërmete me magnitudë mbi 6 ballë. Në nëntor 2019, një tërmet shkatërrues me magnitudë 6.4 ballë, goditi Shqipërinë, duke prekur mbi 200,000 njerëz në 11 bashki, përfshirë Tiranën dhe Durrësin, dhe duke shkaktuar një ndikim të konsiderueshëm ekonomik të vlerësuar në 7.5 për qind të produktit të brendshëm bruto. Pjesa më e madhe e dëmit u përqendrua në banesat rezidenciale me 18% të totalit të njësive të banimit të prekura. Pas tërmetit të vitit 2019, qeveria duhej të ndërhynte dhe të siguronte fonde për rindërtimin e pronave të shkatërruara të banimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re