Policia e Elbasanit ka marrë nën ruajtje 10 KZAZ dhe 508 qendra votimi të këtij qarku për ditën e nesërme të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Ruajtja e objekteve zgjedhore do të filloj nga sot dhe do vijojë deri mëngjesin e ditës së nesërme, kur pranë tyre do të fillojnë punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Deri në këto momente, situata e rendit dhe sigurisë publike paraqitet e qetë dhe pa probleme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
📌Në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan po kryejnë me angazhim maksimal dhe përgjegjësi detyrat e ngarkuara.
10 KZAZ dhe 508 Qendrat e Votimit, janë marrë në ruajtje nga punonjësit e Policisë.
🕒Ruajtja e objekteve zgjedhore do të vijojë deri mëngjesin e ditës së nesërme, kur pranë tyre do të fillojnë punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.
✅Të gjitha detyrat e përcaktuara në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan janë realizuar me përpikëri dhe në përputhje me procedurat standarde.
🖥️ Grupi i drejtimit dhe monitorimi
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan është ngritur dhe po funksionon grupi drejtues, me detyrë monitorimin në kohë reale të situatës, ndjekjen e zbatimit të detyrave operacionale, si dhe përpunimin dhe menaxhimin e informacionit, me synimin për të garantuar komunikimin e menjëhershëm me median dhe publikun.
🟢 Situata aktuale
Deri në këto momente, situata e rendit dhe sigurisë publike paraqitet e qetë dhe pa probleme.
🚨Gatishmëri për garantimin e sigurisë
Policia e Elbasanit, mbetet në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin e saj në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim sigurimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe të rregullt.