Kryeministri Edi Rama niset në orën 15:00 drejt Turqisë. Një ditë pas publikimit të aktit normativ për sigurimin e vaksinave kineze Coronavac, kreu i qeverisë do të shkojë në Turqi.
Mësohet se Rama do të zhvillojë disa takime zyrtare me kompaninë turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”, në kuadër të furnizimit të Shqipërisë me vaksina ruse.
