Bujar Sheshi i kërkon autoritetit të Dosjeve të korrigjojnë vendimin e këtij institucioni i cili konstatoi se anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ishte rekrutuar nga strukturat e ish sigurimit të Shtetit para viteve ’90.

Ndërkohë dje dorëzoi një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për kryetaren e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit(AIDSSH) Gentiana Sula për akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorim detyre.

Nga ana tjetër Autoriteti i dosjeve është i bindur se nuk ka bërë asnjë ngatërresë në konkluzionet me vendim lidhur me figurën e Bujar Sheshit, anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Autoriteti ka zhvilluar të gjithë procedurat administrative dhe për më tepër i kemi shkuar të drejtës deri në fund, sepse në të vërtetë ka pasur problematika në gjeneralitetin e zotit Sheshi, por ato që kanë qenë në përputhje me rekordet e tjera, të verifikuara edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile kemi pasur një shkresë zyrtare ku thotë se në emrin e personit në fjalë figuron ky person dhe asnjë person tjetër.

Kjo ka qenë dhe vendimtare që autoriteti është investuar në marrjen e vendimit për të saktësuar faktin që është ky person.

Pjesët e tjera të procesit i kemi arritur në një nivel shumë të lartë transparence dhe standard ligjshmërie në marrjen e vendimit të Autoritetit. Autoriteti është shprehur me vendim dhe në mënyrë të saktë eksplicite si figuron” u shpreh sekretari i përgjithshëm i këtij autoriteti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re