Gjykata e Posaçme ka miratuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Bujar Lezajn i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Behar Sofisë Shkurtin e këtij viti, pranë Piramidës, në qendër të Tiranës.

Burime pranë gjykatës thanë se gjatë komunikimit të masës ai është përlotur. Sipas prokurorisë ky shtetas ka siguruar armën dhe bicikletën.

Ekzekutimi i masës dhënë në mungesë ndaj tij u bë në ambientet e burgut. Kujtojmë se Leza ishte vënë në pranga më herët nga Policia për “Dhunë në familje” dhe masa e sigurisë lëshuar nga Gjykata e Posaçme iu komunikua në ambientet e burgut të Fushë Krujës.

Sipas hetimeve që fillimisht u kryen nga Prokuroria e Tiranës dhe më pas dosja i kaloi SPAK. Referuar hetimeve të strukturës antikorrupsion 45-vjeçari, së bashku me të hetuarin tjetër Leonard Xhixha, kanë vëzhguar lëvizjet e viktimës.

Ndaj Lezës rëndojnë akuzat e  “Vrasjes me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim si pjesë e një grupi kriminal.

Më herët, autoritetet kanë vëne në pranga shtetasin Ernejt Shyti si ekzekutor i 66-vjeçarit Behar Sofia, Skënder Vathin, Leonar Xhixhën dhe Xhuljano Vishën si bashkëpunëtor në vrasje.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re