Skip to content

Siguruan një vend të sigurtë në listën e PD-së: Ja cila është fuqia e vërtetë e aleatëve të Bashës (Kandidati më pak i votuar)

Votat preferenciale të kandidatëve për deputet përbëjnë një tregues domethënës për fuqinë e aleatëve në listën e Partisë Demokratike.

Personi i cili mba numrin më të lartë të votave të marra është kreu i partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.

Idrizi i ndodhur në numrin 9 të listës së Partisë Demokratike, ka mundur të sigurojë 6037 vota, edhe pse ka qenë në një vend të sigurt.

Mes kandidatëve më pak të votuar janë Nard Ndoka, i cili renditej i 8-ti në Shkodër ku ka marrë vetëm 228 vota. Po në shifra modeste janë edhe Vangjel Dule me 645 vota dhe Artur Roshi me 306 vota.

Kandidatët e PD-AN dhe votat 

Fatmir Mediu        5296

Shpëtim Idrizi       6037

Vangjel Dule         645

Dashamir Shehi    4391

Nard Ndoka         228

Artur Roshi         306

Agron Duka        3206

 

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb