Bebet e para që kanë ardhur në jetë në minutat e para të vitit 2024 janë, Sihana dhe Amari që kanë lindur në dy maternitetet në Tiranë dhe gëzojnë shëndet të plotë.

Sihana erdhi në jetë në maternitetit “Koço Gliozheni” 1 minutë pas mesnate. Ndërsa Amari lindi pak minuta pas mesnate në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka vizituar sot të porsalindurit në dy maternitetet në kryeqytet.

Në Maternitetin Koço Gliozheni”, ministrja Koçiu teksa uroi për një vit sa më të mbarë dhe të begatë për të gjithë shqiptarët, ka dhënë çekun e bebes për Sihanën, vajzën që lindi shëndoshë e mirë 1 minutë pas mesnate.

Gjatë kësaj vizite, ministrja Koçiu ka falënderuar dhe shprehur mirënjohje për të gjithë stafin mjekësor që ishin në shërbim të nënave dhe fëmijëve në natën e ndërrimit të viteve dhe në ditët e para të Vitit të Ri.

Ajo është shprehur se qeveria dhe MSHMS do të vijojnë me programet për mbështetjen e fëmijëve, sikurse është edhe bonusi i bebes për të gjithë fëmijët të cilit lindin në Shqipëri.

Gjithashtu, ministrja ka dhënë bonusin e bebes edhe për Amarin i cili erdhi në jetë pak minuta pas mesnate në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

“Do të vazhdojmë të mbështesim familjet dhe të porsalindurit në vendin tonë”, ka nënvizuar ministrja Koçiu.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re