Belgjika ishte ndër të parët vende, që vendosën të ndërpresin sezonin për shkak të pandemisë dhe rrezikut të lojtarëve e stafeve për tu infektuar. Megjithatë, pandemia nuk mund të ndalë nisjen e sezonit të ri në kampionatin vendas. Klubet kanë nisur përgatitjet nën masa të rrepta sigurie.

Një prej këtyre masave është testimi periodik i lojtarëve dhe stafeve të skuadrave. Diçka shumë pozitive, që i mban të elektrizuara klubet në lidhje me gjendjen shëndetësore të pjesë, por çdo gjë e mirë e ka edhe një vuajtje nga pas. Kjo është bezdia e testeve ndaj lojtarëve dhe jo vetëm.

Këtë bezdi e pamë para disa javësh te Torasa i Tiranës, kur bardheblutë iu nënshtruan testeve dhe tani e shohim tek Mërgim Vojvoda, mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, që aktivizohet në kampionatin belg me Standart Liezh. Në rrjet qarkullon një video e 25-vjeçarit, teksa “vuan” kur një mjeke i bën tamponin në hundë dhe ai është gati ta largojë nga sikleti që po ndien.

https://twitter.com/KosovoMagazine/status/1277927177363820550?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1277927177363820550%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.faxweb.al%2Fsikletoset-duke-kryer-tamponin-shikoni-si-reagon-futbollosti-shqiptar%2F

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re