Skip to content

“Sikur edhe Balla t’i numërojë votat….”, Kryemadhi e bindur: Asgjë nuk e shpëton Ramën

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur rreth diskutimeve që po bëhen mes palëve për reformën Zgjedhore.

Gjatë një interviste në OPINION, Kryemadhi u shpreh se opozita kërkoi depolitizimin e komisioneve zgjedhore, jo vetëm me punonjësit e administratës.

“Ne kemi kërkuar depolitizimin e komisionerëve. Por Rama kërkoi që këta komisionerë të jenë vetëm ata të administratës së Ramës. Pse të mos jenë komisioner gazetarët, gjykatësit, kameramanët, mjeket dhe disa kategori jashtë administratës publike. Unë jam për komisione si në Greqi, që të numërohet votat në qendrat e votimit. Depolitizimi është i mundshëm. Ne kërkuam që depolitizimi të mos ishte vetëm me administratën publike, pasi ajo kontrollohet nga Rama.”, tha Kryemadhi.

Por a është e gatshme opozita të shkojë në zgjedhje me strukturën e vjetër të administrimit të zgjedhjeve. Kryemadhi u shpreh e bindur se opozita i fiton zgjedhjet, në çdo situatë.

“Nuk ka asnjë strategji që shpëton situatën ku gjendet Rama. Edhe Taulant Balla ti numërojë votat, kjo nuk e shpëton dot Ramën”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI deklaroi se opozita do shkojë e bashkuar në zgjedhje.

/shqip