Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se zgjedhja e Artan Simonit si avokat i tij nga shteti ishte “sikur ta porosisja vetë”.

Ai theksoi se emri i Artan Simonit, i cili pas disa orësh u zëvendësua me dy avokate të tjera, u përgjodh nga kryeministri Rama.

“Përfaqësuesit e mi shkojnë aty për të treguar se ndaj gjykatës, institucionit, tregojnë respektin tim se mund të mos i dërgoja fare. Mund tu thosha dilni bëni deklarata në media, ata shkuan dhe paraqitën një kërkesë, largimin e kësaj gjykatësja. Por e patë kë zgjodhi ajo ishte fenomenale, sikur ta porosisja unë (qesh). Atë Kmerin e Kuq, ishte gjëja më e bukur. E përzgjodhi, Rama ia dërgoi, ai ia nisi, ua them edhe personin me të cilin ia nisi. Ku e njihte ajo.

I kërkuan largohu se ke shkel kushtetutën. Nëse gjykatësja do të thoshte se “e thërras Berishën për ta pyetur për efekt të hetimit të gjykatës” çka është e drejtë ligjore, do shkoja. Por thërret të komunikojë një vendim për të cilin e shkruan vetë kushtetutën.

Ajo çdo gjë komunikohet me Ramën. Do të shkojnë kur të thirren, rri në kontakt me organet”, tha ish-kryeministri në konferencë për mediat.

Berisha ndër të tjera është shprehur se ndaj tij, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit dhe ndërtuesit Fatmir Bektashi nuk është ngritur padi penale sepse nuk kanë gjetur dot asnjë provë për shkelje.

Ai tha se nëse do të kishte ndryshuar ligjet për të favorizuar dhëndrin, atëherë i bie se dhe ndryshimet në 15 ligje janë bërë për të favorizuar familjen e tij.

“Ndaj nesh nuk ka padi penale se nuk kanë gjetur asnjë provë, asnjë fakt apo dokument që të faktojë se është kryer shkelja më e vogël. Kanë kaluar në donkishotizëm.

Për heqjen e vizave janë bërë ndryshime në 15 ligje dhe ka dhjetëra vendime dhe është njësoj sit ë thuash e bëri Sali Berisha për të hequr vizat për familjet e tij. Këto marrëzi i bën vetëm Edi Rama.

Aty ku zbatohet me përpikëmëri ligji, nuk ka dhe nuk mund të ketë korrupsion. Korrupsioni lind nëse shkelet ligji. Unë po mbroj Kushtetutën. Në Prokurori do të shkoj sa herë të më thërrasin. Unë nuk fshihem, unë votoj. Të votojmë ndryshimin e ligjit”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re