Nuk është hera e parë që në Shtetet e Bashkuara shtrohet pyetja se çfarë do të ndodhë nëse Presidenti i tanishëm Donald Trump humbet zgjedhjet dhe refuzon të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Siç shkruan Independent, çdo herë që presidenti amerikan sugjeroi se ai do të pranonte rezultatet e zgjedhjeve vetëm nëse ato ishin të favorshme për të, media eksploroi kufizimet kushtetuese me të cilat do të përballej në sfidimin e largimit nga Zyra Ovale.

Ish-Zv.Presidenti Joe Biden ka përgatitur ushtrinë e tij të avokatëve dhe ekspertëve të së drejtës kushtetuese për t’iu kundërvënë sfidave ligjore të presidentit për gjithçka, nga votimi postar gjatë pandemisë deri te rastet e pretenduara të mashtrimit, të cilat Trump pretendoi se ekzistonin pa prova, tha gazeta.

Kalimi paqësor i pushtetit është themeli i shoqërisë amerikane dhe në shembujt e kaluar të zgjedhjeve të diskutueshme, vendimet u morën shumë më parë se çdo refuzim për t’i njohur ato.

Nixon pranoi fitoren e Kennedy

Richard Nixon pranoi fitoren e John F. Kennedy në 1960, pavarësisht disa akuzave për mashtrim elektoral në favor të demokratëve.

Zv.Presidenti Al Gore pranoi vendimin e Gjykatës së Lartë të SHBA që George W. Bush fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2000 edhe pse kishte kontestime të rëndësishme në lidhje me integritetin e rezultateve në Florida.

Paul Quirk, një profesor i shkencave politike në Universitetin e British Columbia, i tha Independent më herët se policia do të vihej në një pozitë të vështirë.

“Në një moment, do të bëhej pyetja: urdhrave të kujt do t’u bindeshin anëtarët e policisë? Sepse në fund, do të bëhej pyetja e përdorimit të forcës në një drejtim ose në një tjetër,” tha ai.

Kushtetuta e SHBA nuk përmend se si presidenti duhet të hiqet nëse humbet zgjedhjet dhe refuzon të dorëzojë pushtetin te një kundërshtar.

Sipas gazetës, është e vështirë të thuash nëse dikush do të ishte gati të dërgonte Byronë Federale të Hetimit (FBI), ose ndonjë agjenci tjetër të zbatimit të ligjit për të hyrë në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë dhe për të arrestuar Trump-in e mundur.

Shkatërrimi i trashëgimisë presidenciale

Joshua Sandman, një profesor i shkencave politike në Universitetin New Haven, tha se ai nuk mendon se Trump do të refuzonte të tërhiqej pas zgjedhjeve sepse kjo do të shkatërronte trashëgiminë presidenciale.

Ai sugjeroi që presioni i fortë kongresist dhe politik do ta detyronin shpejt Trump të tërhiqej.

“Linja e parë e mbrojtjes do të ishte Kongresi dhe partia e tij do ta ushtronte presion mbi të, duke i thënë që ai duhej të jepte dorëheqjen ose të largohej,” tha Sandman.

“Nëse ai dëshiron të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë, ai do të qëndronte në Shtëpinë e Bardhë. Por, përsëri, hipotetikisht kjo nuk është e nevojshme. Shtëpia e Bardhë është simbolike. Nuk është selia e pushtetit, domosdoshmërisht,” vuri në dukje Sandman.

Ai shtoi se ishte e gjitha trillim shkencor, një gjë hipotetike.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re