Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, është shprehur se kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ja kanë arritur qëllimit që të nxjerrin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si njeriun që rrezikon paqen në Ballkan.

Komentet Alizoti i bëri përmes një interviste për Panorama TV, ku tha se Rama sillet si një djal suedezi që jep vetëm teza politike dhe nuk bën asgjë tjetër.

Ai shtoi se Shqipëria jo vetëm që nuk po e ndihmon Kosovën në zgjidhjen e krizës, por përkundrazi, po ja vështirëson punën institucioneve atje.

“Kosova sot është në një krizë të madhe, ku kriza mund të kalojë edhe atë ku ndodhet dhe Kuvendi i Shqipërisë nuk ka në rend dite çështjen e Kosovës. Fatkeqësia më e madhe është se republika e Shqipërisë, ka këtë njeri delirant që duhet të ishte këtu dhe të diskutonte për këtë çështje.

Rama sillet sikur është një djal suedezi që ofron teza politike dhe nuk bën asgjë. Nuk ka ndodhur ka 100 vite kjo situatë. Kurti tenton të vendosë sovranitetin e tij, por më vjen keq që gjithë krahu politik si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, i kanë dalë kundër, në vend që t’i qëndrojnë në krahë dhe ta kritikojnë ku duhet.

Dy janë thelbi i kësaj krize, një kryeministri i shqipërisë arriti bashkë me Vuçiçin që të përcjellë në public perceptimin që njeriu dekonstruktiv që rrezikon paqen në Ballkan, është Albin Kurti dhe jo Vuçiç.

Dëmi numër dy që serbët e kanë pasur gjithmonë në protokoll, ka qenë që çdo bisedim ta bëjnë me Shqipërisë, duke mos njohur Kosovën dhe kjo është arritur. Ne flasim këtu për Kosovën, për të ardhmen e kombit shqiptar. Draftet dhe mendimet hidhen e diskutohen në Parlament. Unë di që Shqipëria sot në mënyrë institucionale nuk funksionon dhe nuk qëndron krahë Kosovës.

Po të funksiononte institucionalizimi shqiptar bashkë me Kosovën, edhe Kurti nuk do të shkonte aq larg. Por duke qenë se Shqipëria ka njerëz të vegjël që politikën e ditës e vendosin mbi atë kombëtare, bën që të ndodhë kjo situatë. Në gjeopolitikë ka interesa dhe ne po të kishim lobuar fort, ndërkombëtarët do të ishin më shumë me ne.

Shqiptarët në mënyrë institucionale janë të dobët. Kanë njerëz karrieristë në dëm të kombit. Nëse kriza lejohet dhe të gjithë i vërsulen Kurtit dhe në politikën e jashtme nxjerrin triumfues Vuçiçin, situata edhe mund të precipitojë”, u shpreh Alizoti.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re