‘Të transportohen në spital vetëm ata që kanë shanse për të mbijetuar”, ky ka qenë urdhëri që iu është dhënë operatorëve të ambulancave në Los Angeles, në Kaliforni.

Urdhëri vjen pas kolapsit që po kalon ky shtet dhe gjithë SHBA-të si pasojë e numrit të lartë të infektimeve dhe vdekjeve nga Covid-19, shkruan TGCom.

Rajoni në fjalë rrezikon të arrijë në 1 mijë vdekje në ditë, ndërsa spitalet janë thuajse në kolaps, ndërkohë që një situatë e ngjashme kishte qenë dhe në Neë York në muajin Prill të vitit që lamë pas, ndërsa tashmë situata në këtë shtet duket të jetë më e qetë.

Nga nisja e pandemisë, SHBA janë shteti më i goditur nga Koronavirusi me 21,579,641 të infektuar dhe mbi 360 mijë viktima. Pavarësisht nisjes së vaksinimit të një pjese të mirë të personelit shëndetësor apo grupeve me rrisk më të lartë, shifrat e infektimeve vijojnë që të jenë ende në nivele shumë të larta.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re