Një tentativë e kontrabandës së ila çeve është zbuluar ditën e djeshme në Portin e Vlorës, ku pas kontrollit në një autobus që vinte nga Italia janë gjetur 209 pako medikamente të markave të ndryshme.

Policia e shtetit ka vënë nën hetim dy shoferët e autobusit të linjës Shqipëri- Itali, A. M., 45 vjeç dhe M. P., 29 vjeç, banues në Fier (të cilët e drejtonin autobusin me turne).

Sipas burimeve te policisë, ila çet kontrabandë janë konstatuar pas kontrollit të imtësishëm të autobusit në vijën e dytë dhe tashmë dy shoferët do të përballen me akuzën e “Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë”.






Previous articleDrejt shtetrrethimit në orën 21:00 në të gjithë Italinë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re