Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin dhe sillnin në Shqipëri dokumente të shtetësive të huaja, të falsifikuara.

Sipas policisë mësohet se në kuadër të operacionit të koduar “Watermark”, është bërë I mundur ndalimi i Mariglen Hotit 35 vjeç, Shkëlqim Hoxhës 35 vjeç dhe i Ilir Hoxhës 34 vjeç të tre banues në Tiranë.

Mësohet se në fillim në Kamzë është lokalizuar 35 vjeçari Hoti, të cilit i është gjetur një patentë italiane e dyshuar e falsifikuar.

Pas hetimit është zbuluar se Shkëlqim dhe Ilir Hoxha, siguronin dokumentet e falsifikuara jashtë vendit, dhe më pas ja sillnin 35 vjeçarit, kundrejt pagesës, dhe ky i fundit gjente klientë dhe i shiste në Shqipëri.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re