Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), Silva Bino ka njoftuar se nëna e saj, Erifili është ndarë nga jeta.

“E bukura e mencura time, qëndrestarja që gjente zgjidhje për cdo gjë. Shpirti jot do të jetë përherë me ne”, shkruan Silva Bino në postimin e vet në rrjetet sociale për humbjen e nënës së vet, duke postuar edhe një foto të hershme të nënës.

Nuk dihet nëse nëna e Binos ka ndërruar jetë nga Covid apo ndonjë sëmundje tjetër shoqëruese.

Kujtojmë se pak kohë më parë vetë Bino u infektua me Covid, mirëpo arriti ta kalonte.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re