Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim per qarkun Berat, Silva Caka, i është përgjigjur deputetes socialiste Klotilda Ferhati, e cila paralajmëroi opozitën se pushteti merret me votë dhe jo me dhunë.

Pas kësaj deklarate të Feratit në Komisionin e Ligjeve, Caka i kujton deputetes socialiste se në përgjimet e publikuara nga Zëri i Amerikës, u faktua blerja e votave, intimidimi i zgjedhësve dhe përdorimi i elementëve kriminalë nga ana e partisë Socialiste.

Reagimi i Cakës në Facebook:

Kur vjen në pushtet me lekët e bandave, drogës dhe krimit të organizuar, sigurisht që bilbilos dhe thua që “pushteti merret me votë dhe jo me dhunë”.

Unë kam ardhur në atë Parlament me vota gjaku Znj. Ferhati, ndërsa ti dhe kolegët e tu të Rilindjes, keni ardhur në pushtet me votat e Avdylajve, Bajrëve, Çapjave, Habilajve, Berishëve, Shullazëve, Totove e shumë të tjerëve dhe tani jeni peng i tyre.

Zëri i Amerikës ju bëri shkrumb e hi në sytë e gjithë botës, tani mbetet vetëm që populli t’ju çojë atje ku e keni vendin: përpara drejtësisë.

Ç’kope e madhe paskeni qënë ju të Rilindjes; kudo ku fut dorën, nxjerr një kriminel të veshur me mandat!!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re