Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, ka reaguar për ndryshimet ligjore që i lejojnë Policisë së Shtetit përgjimin pa leje të prokurorisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Caka shkruan se të gjithë shqiptarët duhet të ndjehen të kërcënuar nga ky ligj, pasi hapësira e abuzimeve nga Policia e Shtetit është mjaft e madhe, pa rolin e prokurorisë.

Postimi i plotë i Silva Cakës:

Narkopolicia po na vëzhgon!

Ndryshimet e propozuara rishtazi në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, synojnë të monitorojnë gjithkënd, kudo dhe kurdo, pa miratim nga Prokuroria; mjafton që polici i zakonshëm t’a ketë mirë me shefin e tij e ai t’i japë lejen për përgjim të të gjitha llojeve!

Çdo qytetar, do bëhet shumë kollaj pre e përgjimeve dhe kjo nuk bën asgjë tjetër veçse e kthen Policinë e Shtetit në shantazhiste dhe gjobëvënëse.

Kjo nuk është thjesht shkelje me të dyja këmbët e privatësisë dhe e të drejtave të njeriut; kjo është diktaturë e pastër!!!

Nuk na ka ngelur gjë tjetër, veçse të spiunojmë vetë vëllezërit e motrat, të cilët nuk duhet të na prishin moralin e pastër komunist!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re