Një ndër banoret që do i shembet banesa të “5 maji” nënë Liza është thirrur në bashki për të firmosur për një marrëveshje. Lajmin e bëjnë të ditura burimet për Faxnews.

Më herët nënë Liza ishte në një takim me kryeministrin Edi Rama dhe nënkryetarin e bashkisë Arbjan Mazniku. Banorët dolën të revoltuar nga takimi.

Ndërkaq nuk dihet marrëveshja që pritet të firmosë ajo sot në bashkin dhe asnjë prej banorëve të tjerë që po protestojnë aktualisht para Bashkisë Tiranë nuk u është komunikuar asgjë.

Liza Marku, e njohur në ditët e fundit në rrjetet sociale si “nënë Liza” është një ndër banoret që ka kundërshtuar me cdo kusht forcat e policisë. Ajo së bashku me banorë të tjerë të “5 majit” kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re