Qytetarët në Vlorë kanë dalë në protestë kundër projektit të Rilindjes Urbane në sheshin e Flamurit. Ky i fundit do të kthehet në një terminal autobusësh në qytetin historik shqiptar.

Qytetarët:

“Të vetmen kështjellë të sovranitetit, të dinjitet të kombit po e kthejnë në biznes në stacion autobusëzh, eja mblidhuni, tregoni se ky qytet nuk ka vdekur.

“Sheshi i Flamurit nuk përfaqëson vetëm Vlorën por Shqipërinë etnike”.

“Ne jemi këtu shumë herë para Ramoviçit dhe ata që e sponsorizojnë, simbolet tona nuk nga i ngritëm që të na I përdhosë si të dojë, janë ngritur me gjakun e patriotëve shqiptar.”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar dje në rrjetet sociale, në lidhje me protestën.

Sipas Ramës, projekti nuk parashikon asnjë stacion autobusi që pretendohet nga qytetarët, ndërsa thotë se mezor pret përfundimin e kësaj vepre të Rilindjes Urbane.

Postimi i Ramës:

Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit! U duket kolonata si stacion autobuzësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazëm, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit!

Nuk u ve faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, po Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur, që mezi pres ta shoh të realizuar megjithë qendrën social-kulturore, e cila do t’i japë Vlorës një përmasë të re!

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re