Aktori dhe Regjisori i njohur Genc Hasani. Ai lindi në vitin 1938 në Qytetin e Korçës nga një familje e varfër nga një nënë Korçare dhe babanë nga Kosova. Ishte viti 1945…Shqipëria dilte nga lufta e varfër dhe e leckosur.

Në këto kushte familja e Gencit vendoset përfundimisht në Qytetin naftëtar të Kuçovës. Djali “çamarok” do të dallonte mes shokëve që në moshën 10 vjeç. Ai do të ngrinte në lagjen e tij pranë spitalit grupin e fëmijëve “Timuri dhe skuadra e tij” duke fituar respektin e moshatarve te tij në ato vite dhe Qytetarëve të Kuçovës ai do të jepte shfaqje në lagjet e këtij Qyteti.

Nën drejtimin e Regjisorit Gjon Hila do të realizonte një numër shfaqjesh si “Ilaçi i Miut”, ”Trazhgimtarët”, “Xinxërfilja”, “Bijtë e Partizanve” etj, ku rolet kryesor do ti loste Artisti i ardhshëm Genc Hasni, sëbashku me shokët e tij Fiqo Duro, Dule Muho, Isuf Jaçe, Jani Droboniku, Sanie Pasha, Vangjel Sava etj.

 

Në vitin 1949 hapet per here të pare shtëpia e pionierit “K.Laçka” në Kuçovë, streha e lumturisë së fëmijëve të asaj kohe, ky do të ishte dhe fillimi i rrugës së gjatë të artit për Gencin. Në formimin e karakterit dhe dashurinë ndaj artit ndikuan në atë kohë tek Genci regjisorët Thoma Rrapi, Viktor Gjoka, Nikolla Panajoti, Afërdita Taçi.

Në vitin 1955, hapet për herë të parë në Liceun artistik dega e mjeshtërisë së aktorit. Nga 126 konkurues në këtë degë Genc Hasani fitoi i 6-ti në këtë degë, duke u reshtuar midis aktorve dhe regjisorve të ardhshëm si: Bexhet Nelku, Serafin Fanko, Viktor Bruçeti etj. Ai e mbylli lëndën për mjeshtëri aktori me notën shkëlqyshëm duke deputuar në dramat: “Legjendë për dashurinë”, rolin e të panjohurit, “Poemë Pedagogjike” në rolin e Gavrilit, në “Fantazmat e Ibsenit” në rolin Ozvaldin etj.

Ai do të aktivizohej në atë kohë pranë teatrit Kombëtar nën drejtimin e emrave të njohur si : Selman Vaqari, Kadri Roshi, Zina Andri, Miallaq Luarasi, dhe Pandi Sillo. Pasi mbaroi arsimin e lartë ai kthehet përfundimisht në qytetin e tij duke i dhënë një hov të paparë zhvillimit të Kultures në atë qytet.

Kuçova në ato vite kishte një numër të madh intelektualësh të cilët kishin mbaruar shkollat në Bashkimin Sovjetik e në Pragë, rezatimi i kulturave ishte present në këtë qytet ndaj Genci me përgjegjesi profesionale ju përvesh punës duke vënë në skenë mjaf drama të njohura si : “Nën Gështënjat e Pragës”, “Një natë pa gjumë”, “Prefkti”, “Lulet e qershisë, “Mulliri i Kostë Bardhit” etj. Drejtori i kulturës të asaj kohe z.Qazim Lilo e përkrahte dhe e vlersonte Gencin duke i dhënë rëndësi punës së palodhur të këtij Artisti.

Vitet kalojnë dhe ai do të emërohet në vitin 1982 drejtor i shtëpisë së pionerit “Kristaq Laçka” ai punoj deri sa doli në pension duke i dhënë emër punës me fëmijë ashtu si parardhësi i tij i paharuari Koço Korçari . Janë të panumurta shfaqjet me fëmijë , festivalet e ndryshme koncertet qe janë lauruar edhe me çmime Kombëtare. I njohur nga të gjithë, në edukimin dhe nxjerjen e talenteve të artistëve në shumë breza që u rritën në atë Qytet, jo vetëm në Kuçovë por dhe në gjithë Shqipërinë.

 

Kontributi i Genc Hasanit do të jetë prezencë edhe në vitet që vinë pas. Energjik, Krijues, Skenarist dhe Regjisor i qindra aktiviteteve lokale dhe kombëtare, Genc Hasani do të nderonte dhe ngrinte lartë emrin e qytetit Ku u rrit. I palodhur për gjithçka, me një humor që i buronte nga thellësia e shpirtit dhe që dint eta pvrcillte bukur tek miqtë dhe shokët, ai do të ishte në krye të punëve vite me radhë.

Kontributi i tij i shtrihet edhe në kinematografinë shqiptare në rolet e tij të spikasura në filmat: “GJENERAL GRAMAFONI” , “DËSHMORËT E MONUMONTEVE” “E FSHEHTA E NJË NATE”, “PËRSE BIE KJO DAULLE” etj.

Genc Hasani është vlerësuar disa here me çmime te ndryshme ne organizimin e shfaqjeve teatrale si dhe festivalet e ndryshme. ne vitin 1979 Laurohet me çmimin e Republikes si Regjisori me i mire ne festivalin e teatrove te rretheve ne Elbasan. Mban titullin “Qytetar nderi” i Kuçoves. Eshte vlersuar nga Presidenti i Republikes me Urdhrin: “Naim Frasheri” i arte ne vitin 2007./Të dhënat biografike u dërguan nga miku i tij Skënder Jaçe, kineast.

 

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re