Pushtetari simbol i ndershmërisë në Kosovë, kryeu i Hanit të Elezit, Rufki Suma, i ka dërguar një mesazh kryeministrit Haradinaj që të kthejë sytë e vëmendjen kah zona e tij.

Suma i cili nuk vjen nga asnjë parti, e që i ka fituar tre mandate si i pavarur, shpreh rezerva ndaj çdo qeverie të pasluftës, në lidhje me përkrahjen që u kanë dhë zonave kufitare, ku bën pjesë dhe Hani i Elezit, pak para se të kalosh nga Kosova në Maqedoni, nëpërmjet doganës së Bllacës..

“Nga cilado qeveri, qoftë e udhëhequr nga PDK-ja, LDK-ja apo tash nga AAK-ja, ne kemi marrë përkrahje mesatare”, ka thënë Suma në një intervistë për gazetën Epoka e Re.

Sipas tij, qeveria mund t’i ndihmojë qytetarët e kësaj komune duke i hapur disa pika të përkohshme kufitare.

Këto pika, gjykuar ai, do ta lehtësonin qarkullimin e njerëzve për t’i punuar tokat që i kanë përtej kufirit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re