Këtë vit simboli i tryezës së fundvitit, gjeli i detit, do t’iu kushtojë më shtrenjtë qytetarëve.

 

Fermerët  në Peqin, një zonë që njihet për mbarështrimin e këtij shpendi, e kanë rritur cmimin deri në 1300 apo 1500 lekë kilogrami pra gati 300 lekë më shumë se një vit më parë, dhe kjo sipas tyre vjen si pasojë e disa faktorëve

 

“Na thonë a ta marrim me 9 mijë lekë, po aq ne nuk na leverdis se kemi një vit që i kemi rritur është mundim dhe kosto me ilaçe me ushqime.

Gjatë një viti ne kemi shumë lodhje, kemi shumë shpenzime dhe çmimi është i mirë.

Çmimet janë rritur ka shkuar 13 mijë lekë kg por kjo është normale se edhe çmimet e tjera janë rritur”, shprehen fermerët.

 

Në Peqin e fshatrat përreth për cdo vit mbarështrohen mbi 27 mijë gjela deti dhe pavarësisht rritjes së çmimit fermerët thonë se thuajse të gjithë shpendët i kanë të porositura.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re