Simpatizantët e organizatës terroriste PKK në Francë kanë sulmuar Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Paris.

Sipas informacioneve që AA ka siguruar nga burimet diplomatike, mësohet se persona ende të paidentifikuar rreth orës 02:30 me orën lokale në natën e 12 majit kanë sulmuar me lëndë shpërthyese të llojit fishekzjarr Konsullatën e Përgjithshme në Paris.

Në sulm janë dëmtuar dritarja dhe muri i pjesës së jashtme në ndërtesën e konsullatës. Ndërkohë autoritetet franceze kanë filluar një hetim lidhur me sulmin.

Burimet kanë transmetuar se janë marrë informacione se sulmin e kanë marrë përsipër formacione të lidhura me PKK-në.

Në llogarinë e prefekturës Hauts-de-Seine në Twitter është bërë një postim ku thuhet se guvernatori Laurent Hottiaux ka dënuar sulmin e kryer ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në rajonin Boulogne-Billancourt të Parisit.

Theksohet se konsullit të përgjithshëm dhe personelit konsullor i është përcjellë mesazh solidarizimi.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re