Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur sërish një fjalim nga dritarja e banesës së tij, ndërsa simpatizantët e tij kanë sfiduar edhe kushtet atmosferike duke u mbledhur poshtë pallatit në shenjë solidarizimi.

Berisha i është drejtuar qytetarëve se me rezistencën e tyre, i thanë jo presionit dhe shantazheve të Sorosit e mafies ndërkombëtare, që duan një Shqipëri pa opozitë.

“I thatë jo, presionit, shantazheve të mafies së Xhorxh  Sorosit dhe mafies ndërkombëtare. I thatë jo përpjekjes për një Shqipëri pa opozitë dhe rithemeluat opozitën e kombit shqiptar, e cila bëri gjithçka për të dalë në shesh, për të lënë mënjanjë çdo mashtrim dhe gënjeshtër dhe ju tha shqiptarëve të vërtetën, se sot për vullnetin, votën, dinjitetin tuaj, ju keni një armik po kaq të egër sa në diktaturën më të zezë të të shkuarës komuniste”, tha ish-kryeministri.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Simpatizantët e tij sfidojnë kushtet e motit, Berisha: I thatë jo presionit, shantazheve të mafies së Xhorxh  Sorosit dhe mafies ndërkombëtare, për një Shqipëri pa opozitë

Mirëmbrëma dhe një përshëndetje vëllazërore.

Ju shpreh ju sonte mirënjohjen time më të pakufishme, nderimin tim më të madh.

Sonte në shi, në kushte të vështira ju dëshmuat se nuk ka asnjë pengesë para jush, në kthesën tuaj, në një betejë pa kthim kundër të keqes së madhe që po rrënon çdo ditë qenien e kombit dhe që quhet, Edi Rama dhe regjimi i tij.

Miqtë e mi!

Në rast se mendojmë se çfarë është shpresa, ajo është rrezja që shpon çdo errësirë, çdo tunel dhe që jep dritë udhës që duhet të ndjekim.

Në të vërtetë, shpresa sot jeni ju, me qëndresën tuaj, të cilët keni vendosur të përballeni me diktaturën. Jeni të vendosur që të qëndroni si opozitarë të pamposhtur, të mbroni liritë, të drejtat më themelore, dinjiteti njerëzor, nga narkoshteti i Edi Ramës që po rrënon çdo ditë Shqipërinë e shqiptarët.

Dy vjet më parë me instinktin tuaj të lirisë, në ndjesinë më fisnike të njeriut, të dinjitetit të tij, kur e patë se opozita me program po tradhtohej, se Shqipëria po dënohej me një opozitë aleate të Edi Ramës, u ngritët fuqishëm në kushtet më të jashtëzakonshme dhe i thatë jo, prerjes në besë të idealeve demokratike të shqiptarëve.

I thatë jo, presionit, shantazheve të mafies së Xhorxh  Sorosit dhe mafies ndërkombëtare. I thatë jo përpjekjes për një Shqipëri pa opozitë dhe rithemeluat opozitën e kombit shqiptar, e cila bëri gjithçka për të dalë në shesh, për të lënë mënjanjë çdo mashtrim dhe gënjeshtër dhe ju tha shqiptarëve të vërtetën, se sot për vullnetin, votën, dinjitetin tuaj, ju keni një armik po kaq të egër sa në diktaturën më të zezë të të shkuarës komuniste.

Dhe ky armik është Edi Rama.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re