Teksa rastet e reja me Covid vijojnë të rriten, mjekët po paralajmërojnë për një simptomë të variantit “Omicron” gjatë natës, të cilën shumë njerëz mund të mos e kenë ditur.

Janë të njohura gjerësisht tashmë simptoma të tilla si: temperaturë të lartë, kollë të vazhdueshme humbje të shijes ose nuhatjes, etje.

Mirëpo ekspertët tani po paralajmërojnë për një lloj tjetër simptome, jo fort e njohur nga njerëzit. Dr Amir Khan ka thënë se duhet të tregojmë kujdes ndaj djersitjes gjatë natës teksa flemë gjumë.

Dr Khan shpjegoi: Simptomat që po dalin nga Afrika e Jugut nga mjekët që kujdesen për pacientët me Omicron tregojnë këto pesë simptoma të reja. Dhimbje fyti, dhimbje të lehta muskujsh, lodhje ekstreme, kollë e thatë dhe djersitje gjatë natës. Bëhet fjalë për ato lloj djersitjesh gjatë natës ku mund t’ju duhet të ngriheni dhe të ndërroni rrobat.

Ai gjithashtu bëri thirrje që simptomat më të reja të shtohen në faqen e internetit të NHS për të ndihmuar në zbulimin më të lehtë të infeksioneve dhe rasteve të reja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re