Marrja e shpeshtë e frymës, si dhe kolla e zgjatur për javë të tëra, janë dy ndër shenjat paralajmëruese që nuk duhet t’i neglizhoni kurrsesi, pasi mund të jenë tregues të kancerit në mushkëri.

Shefja e Shërbimit të Pneumologjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, Silvana Bala thotë se në kushtet e një kolle të zgjatur për një kohë të gjatë duhet të paraqiteni menjëherë tek mjeku i familjes për të marrë kujdesin e duhur mjekësor, si dhe për të kryer kontrollet e nevojshme.

“Ke tre javë që kollitesh? Thuaja mjekut të familjes sa më parë. Kolla e vazhdueshme mund të jetë shenjë e kancerit të mushkërisë. Ta zbulosh në kohë e bën trajtimin më të lehtë”, thekson doktoresha Silvana Bala.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re