Sipas një raporti të ri nga CDC, më shumë se 100 milionë amerikanë kanë diabet. Dhe një shifër alarmuese tyre, diku rreth 8 milionë, janë të padiagnostikuar dhe nuk janë të vetëdijshëm për sëmundjen që kanë.
Pra, të qenit i/e aftë për t’i njohur simptomat e tipit 1 dhe 2 të diabetit është gjë e rëndësishme për diagnostikim të hershëm dhe për t’u trajtuar.
Shkaktari i saktë i tipit 1 të diabetit ende mbetet i panjohur, por zakonisht zhvillohet kur sistemi i imunitetit të trupit i shkatërron gabimisht qelizat të cilat prodhojnë insulinë në pankreas gabimisht.
Simptomat e tipit 1 të diabetit janë:
– Ndiheni të etur vazhdimisht dhe gojën e keni të tharë
– Keni ndryshime në apetit
– Keni lodhje
– Shikimi u është dobësuar
– Keni infeksione të shpeshta
– Keni humbje të pashpjegueshme në peshë
– Frymëmarrje të rëndë
– Humbje të vetëdijes, etj.
Ndërsa tipi 2 i diabetit zhvillohet kur trupi bëhet rezistent ndaj insulinës, apo kur pankreasi ndalon së prodhuari një sasi adekuate të insulinës.
Simptomat e tipit 2 të diabetit janë këto:
– Lëkurë të tharë
– Infeksione të shpeshta
– Ënjtje dhe dhimbje në duar dhe këmbë
– Humbje e libidosë, probleme riprodhuese dhe probleme me ereksion.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re