Dështimi i veshkave është sëmundje e rrezikshme që nuk ka kthim. Ja se si me kohë t’i zbuloni ndryshimet dhe problemet në punën e këtyre organeve!

Dështimi i veshkave është gjendje në të cilën të dyja veshkat pushojnë funksionin, pra ja si na paralajmëron trupi ynë këtë sëmundje të rrezikshme.

Tensioni i lartë i gjakut, ngritja e nivelit të kolesterinës, diabeti dhe gurët në veshka munden me kalimin e kohës të shkaktojnë dështimin e veshkave.
Me sëmundjen kronike të veshkave mund të funksionojë edhe ndihma mjekësore dhe rrallë kalojnë në dështim, mirëpo edhe kjo gjendje mund të çojë deri në vdekje me shkatërrimin e sistemit kardiovaskular dhe me shtimin e rrezikut nga sulmi në zemër, transmeton Telegrafi.
Simptoma kryesore e dështimit të veshkave është shfaqja e gjakut në urinë, si edhe lodhja konstante, nyjat e ënjtura, humbja e frymës dhe krupa.Mirëpo, kontrolli i ndryshimit të urinës është forma më e mirë që me kohë të zbuloni sëmundjen e veshkave.Nëse urinoni më shpesh se zakonisht, urina ka ngjyrë më të errët dhe ka aromë të pakëndshme, menjëherë shkoni te mjeku.
Numri i të sëmurëve nga sëmundjet e rënda të veshkave dukshëm është shtuar në dhjetë vjetët e kaluar, më së shumti i sulmon personat midis moshës 65 dhe 74 vjeç dhe më shpesh meshkujt sesa femrat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko