Çdo ditë mendjet tona përpunojnë mijëra informata e trupat tanë performojnë mijëra veprime. Pasi po jetojmë një jetë dinamike mund të mos i vërejmë sinjalet që na i dërgon trupi. E pasojat e këtij moskomunikimi mund të jenë drastike.

Probleme me gjumin: Kur veshkat nuk funksionojnë mirë atëherë toksinat nuk mund të dalin nga trupi përmes urinimit dhe mbesin në gjak. Niveli i lartë i toksinave na e bënë më të vështirë që të na zërë gjumi. Andaj edhe kur fle më pak, rriten shancet për sëmundje të rënda të veshkave.

Dhimbja e kokës, lodhja: Veshkat funksionale dhe të shëndetshme e shndërrojnë Vitaminën D në trupin tonë për t’i mbajtur kockat të fortë dhe për të prodhuar hormonin Eritropoetin(EPO). Ky hormon luan një rol shumë të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Kur veshkat nuk punojnë mirë, ato prodhojnë më pak EPO. Rënia e qelizave të kuqe të gjakut (të cilat e bartin oksigjenin) rezulton në lodhje të menjëhershme të muskujve dhe trurit.

Aroma e keqe e gojës: Kur lëndët e panevojshme grumbullohen në gjak, shija e ushqimeve na duket ndryshe dhe na mbetet një shije e keqe në gojë. Aroma e keqe e gojës është një tjetër shenjë e shumë toksinave në sistemin e qarkullimit të gjakut. Madje ndodh edhe që nuk të hahen mishërat dhe të humbet oreksi në përgjithësi, gjë që çon deri të humbja në peshë.

Gulçimi: Gulçimi sidomos pas një veprimi si pasojë e sëmundjeve të veshkave shkaktohet për dy arsye. Së pari, lëngjet e tepërta në trup shkojnë në mushkëri kur veshkat nuk punojnë siç duhet. Së dyti, anemia e zvogëlon sasinë e oksigjenit në trup që më pas shkakton vështirësi në frymëmarrje.

Ënjtje në kyçe, këmbë dhe duar: Veshkat që nuk e kryejnë punën e tyre siç duhet nuk i heqin nga trupi lëngjët e tepërta. Kjo çon deri mbajtja e natriumit që shkakton ënjtjën e kyçeve, këmbëve dhe duarve. Ënjtja në pjesët e poshtme të trupit poashtu sinjalizon edhe sëmundjet e zemrës, mëlqisë dhe problemet e venave të këmbëve.

Dhimbje shpine: Dështimi i veshkave mund të rezultojë në dhimbje shpine që zakonisht është e fortë. Mund të ndihet në pjesën e përparme të zonës së ijëve. Dhimbja e shpinës dhe këmbëve mund të shkaktohet nga cistat e veshkave.

Sy të fryrë: Një shenjë e hershme që sistemi i filtrimit të veshkave është i dëmtuar është paraqitja e proteinave në urinë, që rezulton me fryerje në zonën rreth syve. Fryerja rreth syve mund të shpjegohet me faktin se veshkat po lëshojnë një sasi të madhe të proteinave në urinë në vend që ta shpërndajnë atë nëpër trup.

Ndryshimi në urinim: Veshkat janë ato që prodhojnë urinën dhe eliminojnë mbeturinat përmes saj. Ndryshimi në aromë, ngjyrë dhe pamje të urinës nuk duhet injoruar. Ndryshimet më të shpeshta janë:
Rritja e nevojes për të urinuar, sidomos gjatë natës. 4 deri 10 herë në ditë konsiderohet normal.
Gjak në urinë. Veshkat e shëndetshme filtrojnë mbetjet nga gjaku të prodhojnë urinën, por nëse filteri dëmtohet qelizat e gjakut mund të kalojnë në urinë.
Urinë e shkumëzuar. Shkuma në urinë sidomos ajo që të bënë ta lëshosh ujin ne tualet disa herë tregojnë se ka proteinat e padëshiruara në urinë. /Prevention

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re