Konfederata e Përgjithshme e Punës (CGT) ka bërë të ditur se rreth 3.5 milionë njerëz morën pjesë në demonstratat në Francë në ditën e gjashtë të mobilizimit kundër planeve të reformës së pensioneve.

Punëtorët nga të gjithë sektorët u mblodhën për të kundërshtuar planin e reformës të shpallur nga qeveria në muajin janar.

Sipas të përditshmes ‘Le Figaro’, sindikata CGT numëroi rreth 3.5 milionë demonstrues në rrugë në të gjithë Francën, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme regjistroi 1.28 milionë njerëz që morën pjesë në protesta.

Shifra e ministrisë franceze është pak më e lartë se numri i vlerësuar prej 1.27 milionësh gjatë një raundi të mëparshëm demonstratash kundër reformës, që u mbajt më 31 janar.

Planet e reformës, që kanë shkaktuar një zemërim publik, përfshijnë rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjet në vitin 2030 dhe kërkon të paktën 43 vite punë për t’u kualifikuar për pensione të plota.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re