Sindikata e Arsimit të Pavarur në Korçë ka kundërshtuar vaksinimin e detyruar të mësuesve. Përfaqësues të saj duke u shprehur pro vaksinimit deklarojnë se mësuesit nuk duhet të detyrohen për të bërë vaksinën ndërsa ngrenë shqetësimin për shumë mësues që për arsye shëndetësore nuk mund të vaksinohen.

Në kushtet kur ata do të duhet të bëjnë tamponin çdo javë, kërkojnë që shpenzimet të mbulohen nga shteti. Aktualisht në Korçë janë 727 mesues, 70 % e të cileve të vaksinuar ndersa sipas drejtuesve të zyrës arsimore nuk ka ende një udhëzim se ccfarë do të ndodhë me mësuesit e pavaksinuar.

Ndërsa në një intervistë për Fax News, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar, Kristaq Grabocka ka theksuar se pjesa më e madhe e mësuesve e kanë marrë dozën e parë të vaksinës që prej shpalljes së vendimit se vaksinimi do të ishte i detyrueshëm.

Kristaq Grabocka Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Korçë

Për muaj me rradhë shumë mësues nuk i janë përgjigjur thirrjes pët tu vaksinuar në mënyrë vullnetare ndërsa pas vendimit për vaksinimin e detyruar, një % e madhe kanë marrë dozen e parë të vaksinës. Ka vazhduar frekuentimi i ambienteve të shkollave, por duhet pasur parasysh se ne jemi në frontin e parë ku kemi kontakt të drejtëpërdrejtë me masën e nxënësve dhe mësuesve. Nuk do të ketë penalizime për mësuesit e pavaksinuar, do të bëhet tamponi çdo javë

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re