Në Jemen 11 gazetarë janë në duart e Huthive të mbështetur nga Irani dhe organizatës terroriste Al-Kaeda.

Sindikata e Gazetarëve të Jemenit, në një deklaratë me shkrim të lëshuar me rastin e “Ditës së Gazetarëve në Jemen”, dha informacion në lidhje me situatën e anëtarëve të medias në vend.

Në deklaratë shkruhet: “Erdhi Dita e Gazetarëve në Jemen dhe 11 gazetarë janë ende në duart e Huthive dhe Al-Kaedas.”

Bëhet e ditur se 10 nga gazetarët në fjalë mbahen nga Huthitë, dhe një nga Al-Kaeda në provincën Hadramaut.

Në Jemen, ku po sundon paqëndrueshmëria politike për një kohë të gjatë, po jetohen konfliktet e armatosura midis Huthive dhe forcave të qeverisë. Pas grushtetit të Huthitve të mbështetur nga Irani në shtator të vitit 2014, të cilët mbajnë nën kontroll kryeqytetin Sana dhe disa zona tjera, forcat e koalicionit të kryesuara nga Arabia Saudite prej marsit 2015 e këtej përkrahin qeverinë e Jemenit kundër Huthive.

Që nga viti 2014, kur filloi lufta civile në vend, kanë ndodhur më shumë se 1400 shkelje kundër organeve të medias dhe gazetarëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re