Marysville duhet të mbetet sa më shumë që të jetë e mundur një komunitet i bardhë – tha Jean Cramer, kandidatja e Këshillit Bashkiak të Michiganit, duke provokuar shumë polemika.

Ajo iu përgjigj pyetjeve në lidhje me diversitetin, së bashku me kandidatët e tjerë në Marysville, ku afro 90 përqind e 9,700 njerëzve janë të bardhë, sipas AP.

“Marysville duhet të mbetet sa më shumë të jetë i mundur një komunitet i bardhë.Me fjalë të tjera, asnjë person i lindur në një vend të huaj, asnjë i huaj”, tha Cramer kur u pyet se çfarë do bënte për të tërhequr banorë të huaj.

Kur u pyet nga moderatorja për të sqaruar thënien e saj, ajo theksoi: “Burri dhe gruaja duhet të jenë të së njëjtës racë. E njëjta gjë është me fëmijët. Kjo ishte që nga fillimi, siç them unë, kur Zoti krijoi Parajsën dhe Tokën. Ai krijoi Adamin dhe Evën në të njëjtën kohë. A do të thotë kjo që jam kundër zezakëve? Unë nuk jam”.

Një nga kandidatët, Mike Deising, reagoi duke parë kalendarin e thënë se duhej të kontrollonte nëse ishte viti 2019.

Nga ana tjetër, Këshilltari i Qytetit Paul Wessel, tha se kushdo që vjen në Marysville duhet të lejohet të jetojë aty.

AP raporton se salla e mbledhjeve të Këshillit të Qytetit mban emrin e Joseph Jones, i cili për ironi ishte me origjinë nga Siria dhe në Marysville kishte vendin e vet dhe shërbeu si Këshilltar i Qytetit me vite.

Vajza e Jones, njëherësh N/kryetarja e Bashkisë, Kathy Hayman tha që ishte e mërzitur dhe e tronditur.

“Në thelb, ajo që thatë ishte se babai im dhe familja e tij nuk kishin asgjë për të kërkuar në këtë komunitet”, i tha Hayman kandidates Cramer.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë, Dan Damman, i vlerësoi deklaratat e Cramerit si “të liga”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re