Ekonomia do ta rimarr veten më shpejt  nga ç’pritej, pasi procesi i vaksinimit pritet të sjellë normalitetin e munguar.

 

Për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ndikimet negative në ekonomi pritet të jenë të një natyre afatshkurtër dhe me heqjen e masave kufizuese ringritja do të jetë e shpejt.

 

Kreu i bankës mori pjesë në forumin e vendeve të europës qendrore e lindore që organizohet nga “Euromoney”.

 

Sejko evidentoi  se masat e marra nga banka e qeveria ndikuan në zbutjen e efekteve të krizës, për individët dhe biznesin, ndërsa e gjithë kjo situatë ka stimuluar përdorimin e instrumentave elektronike.