Një avion i kompanisë Lufthansa është detyruar të kryejë një ulje emergjente në aeroportin e Athinë pas një sinjalizimi për problem teknik në motor.

Fluturimi 1753, i nisur nga Athina me destinacion Mynih, u kthye menjëherë në aeroport sipas protokolleve të sigurisë, ndërsa avioni u evakuua përmes daljeve të emergjencës.

Në bord ndodheshin 177 pasagjerë dhe 7 anëtarë ekuipazhi, të cilët u ulën normalisht, por në kushte emergjence.

Sipas njoftimit zyrtar, ekuipazhi i një Airbus A321 mori një sinjal paralajmërues për defekt teknik dhe shpalli gjendjen emergjente për të garantuar ulje të menjëhershme dhe të sigurt.

Raportohet se gjatë evakuimit, dy pasagjerë pësuan lëndime të lehta dhe u transportuan në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, avioni po i nënshtrohet kontrolleve teknike për të përcaktuar shkakun e saktë të problemit, ndërsa kompania ajrore u kërkoi falje pasagjerëve dhe theksoi se siguria mbetet prioritet absolut në çdo fluturim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re