Shqipëria përfshihet nga nje situate e pazakonte moti. Per 48 ore mbi territorin e vendit do te bjere shi sa per gjithë sasinë e reshjeve te muajit nëntor. Sipas specialisteve te sinoptikes deri mesnatën e se enjtes reshjet me te mëdha do te bien ne veri te vendit. Me pas kjo situate do te zhvendoset drejt qendrës dhe zonave jugore.
 
Prania e erës do ta beje edhe me te vështire situatën e motit ketë fundjave. Per shkak te shirave te shumte qe do te bien edhe ne vendet fqinje, pritet te ketë fryrje te lumenjve dhe përmbytje.
 
Nej dite me pare shtabi i emergjencave civile ka dhëne alarmin ku përmes nje njoftimi u ka kërkuar prefektëve dhe drejtuesve te bashkive, te marrin masat urgjente per sigrurine e jetës se qytetareve, mbajtjen e rrugëve hapur dhe vënien ne pune te hidrovoreve ne rast përmbytjesh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re