Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe i kanë bërë thirrje urgjente Izraelit që të heqë bllokadën për dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, e cila ka më shumë se 50 ditë.

“Civilët palestinezë, duke përfshirë një milion fëmijë, përballen me një rrezik akut të urisë, epidemive të sëmundjeve dhe vdekjes. Kjo duhet të ndalet,” thanë të tre vendet në një deklaratë të përbashkët.

Izraeli duhet t’u japë Kombeve të Bashkuara dhe organizatave humanitare akses në zonën e mbyllur bregdetare, në mënyrë që ata të mund të operojnë në mënyrë të sigurt atje, thanë ato

“Ndihma humanitare nuk duhet të përdoret kurrë si armë politike… Izraeli është i detyruar sipas ligjit ndërkombëtar të lejojë kalimin e papenguar të ndihmës humanitare”, thuhet në deklaratë.

Tre vende evropiane dënuan gjithashtu deklaratat e ministrit izraelit të mbrojtjes Israel Katz për dëshirën për një pushtim të përhershëm të Rripit të Gazës. “Territoret palestineze nuk duhet të zvogëlohen apo të ndryshohen demografikisht”, thonë Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe.

Vështirë të ndahet sinqeriteti nga hipokrizia në këtë qëndrim të tre vendeve europiane, ku njëra prej tyre, Britania, është autorja e tragjedisë që po ndodh prej dekadash në tokën palestineze. Prej aty morri udhë shteti hebre, nga aty u gatua kjo Lindje e Mesme që nuk gjen qetësi cc’prej kur aty iu la dorë e lirë sonistëve që të “bëjnë ligjin” mbi popullat vendase dhe rreth tyre. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko