Halim Kosova me Lulzim Bashen

Me sinqeritetin e një fëmije, i zhgënjyer por pa mllef, Dr. Halim Kosova, ish-deputet i PD-së por i mënjanuar si pa u ndjerë nga kjo parti, njëherësh i skualifikuar nga komisioni Nishani-Ruli, ofroi një prej intervistave më të ndjeshme në kontekst politik, njëhjerësh duke i bërë një skaner forcës ku aderon, pa militantizëm e tejet kritik.

“PD përdhosi një punë shumë profesionale. Të më heqësh mua sepse ky nuk sulmon PS, s’është agresiv, le të ikë të bëjë punët humanitare, kështu thoshin.

Nishani e ka thënë që ky s’na duhet më”, tha Dr. Kosova, një ndër figurat më me integritet në mjekësinë shqiptare.

Besnik Mustafa më ka thënë, që unë kam votuar për ty, je njeri me vlera. Genci, Nishani dhe një tjetër kot si numër votuan kundër”, vijoi Kosovan ë rrëfimin e tij, duke dhënë dhe arsyet se përse ka ndodhur kjo.

“Ça ka Tritani me mua? Kur kam qenë ministër është po ky që ka ndërhyrë që unë të mbyll sytë për një tender korruptiv, për një ilaç për leuceminë. Ky është i joni më tha, për atë personin. Edhe më erdhi personi në zyrë, më tha jo kështu po ashtu, e i thashë: mos më vidh sa të jem unë këtu.

Më sinjalizuan njëherë për një vjedhje në Gjirokastër, çova një ekip kontrollues dhe personi i parë që më erdhi ishte Ruli, e me tha ai është njeriu im, po t’i bësh gjë atij ma kë bërë mua”, tha Dr. Halim Kosova.

Ai tha se ndihej shumë keq për atë që po ndodhte me të në PD.

“Një pyetje më rri në mendje: ku kam gabuar në PD që u bë kjo. E para PD ka bërë dy tavolina të rrumbullakta për shëndetësinë ku janë ftuar lloj njerëzish, dhe nga ato që marrin 2000 euro në punë shteti, dhe unë s’jam thirrur kurrë. Të më harrojnë? Se di a me dashje apo pa dashje”, tha Dr. Kosova.

Ndërkohë, ai aludoi dhe për arsyen se pse dhe Nishani ka firmosur skualifikimin e tij.

“E kam vrarë mendjen dhe e vetmja gjë që ai e quan konflikt, më thotë kabineti që zoti Nishani ju ka ftuar për t’ju dekoruar. Unë mendoj që është detyrë e çdo mjeku për të bërë punën mirë, është detyrë e çdo mjeku.

Në 40 vite punë është e pamundur që të shkojnë gjithë rastet mirë. Edhe unë kam raste që nuk kanë shkuar mirë. 

Edhe unë atë mendova për atë moment që ça do mendojnë ata kur unë po marr atë dekoratë. Ndoshta e mori për ofendim që unë e refuzova dekoratën”, tha Dr. Kosova.

Ai rrëfeu shumë episode nga jeta politike në PD, të cilat, siç la të kuptuar, e kishin zhgënjyer shumë.

Dr. Kosova ndau motivin se ai ishte aty, u përfshi në politikë, më saktë në PD, vetëm nga dëshira për të kontribuuar në fushën e tij e për asnjë interes tjetër.

Për këtë, ai rrëfeu dhe një prej episodeve me Bashën.

“Ai (Basha) më tha që të kemi propozuar për sekretar të komisionit të shëndetësisë. E pyeta se kush është kryetar, ai më tha Albana. Po  ç’lidhje ka Albana me shëndetësinë!

I thash thjesht më lër anëtar të thjeshtë. Në PD nuk kam ardhur për poste por për të dhënë kontributin tim”, tha Kosova, i cili, në këtë linjë, tha se ishte i gatshëm që të bashkëpunonte dhe me Ramën.

“Unë nuk jam njeri që kthehem mbrapa. Më vjen që ta marr në telefon e t’i them Ramës ma lër mua këtë punë (situatën COVID) se do e ndryshoj për dy javë”, tha Dr. Halim Kosova.

Ai ndërkohë bëri disa akuza të forta ndaj Tritan Shehut e Genc Rulit, për përfshirjen në afera korruptive.

Kosova madje tha edhe që i kishte ruajtur mesazhet, me të cilat Shehu e Ruli ndërhynin tek ai për afera korruptive.

Gjë që nëse është e vërtetë, janë një provë e fortë për t’u marrë nga SPAK, nëse vendosin të nisin hetimet për akuzat publike të bëra ndaj dy ish-zyrtarëve të lartë.

Se jo për gjë, por Tritan Shehu kërkon të vijë prapë në pushtet si “shpëtimtar” i shëndetësisë, ndërkohë që e ka pasur mendjen veç të vjedh.

Siç natyrisht, do të bëjë sërish, nëse rikthehet ndonjëherë në pushtet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re