Nëse kuzhina juaj nuk ka kurrë hapësirë të mjaftueshme dhe sirtarët e bufesë janë të tejmbushur, hapësira nën lavaman duket si një vend kaq i mrekullueshëm për të ruajtur disa nga sendet tuaja! Por, ndërkohë ju duhet ta organizoni dhe ta shfrytëzoni atë hapësirë, ka disa gjëra që përfundimisht nuk duhet t’i ruani atje!

Këtu janë disa nga artikujt tanë “absolutisht jo” nën lavaman.

  1. Pajisje me elektricitet

Lagështia dhe energjia elektrike nuk shkojnë mirë së bashku. Lagështia mund të shkaktojë dëmtim të lidhjeve delikate elektrike, plus mund të krijojë rrezik nëse pajisja që vendosni në prizë ka lagështi.

  1. Produkte ushqimore

Ju mund të jeni rritur në një familje ku qepët dhe patatet ruheshin nën lavaman – por hapësira nën lavamanin e kuzhinës nuk është vend për artikuj ushqimorë. Artikujt ushqimorë, veçanërisht ushqimet e freskëta si qepët dhe patatet, duhet të ruhen në një zonë të thatë, të errët dhe të freskët në kuzhinën tuaj.

  1. Pastruesit kimikë

Është më mirë të shmangni ruajtjen e pastruesve kimikë nën lavamanin e kuzhinës. Këto artikuj mund të përbëjnë një rrezik nëse bien në kontakt me tubacione ose edhe me produkte ushqimore. Nëse keni fëmijë, është më mirë t’i ruani në vende të sigurta dhe larg artikujve ushqimor.

  1. Enë kuzhine

Nuk rekomandohet që ruajtja e enëve të kuzhinës, sidomos kontejnerët plastik të bëhet nën lavamanin e kuzhinës, por vetëm objekte si: qeset e mbeturinave, leckat, qeset e plastike të ushqimeve. Shqetësimi kryesor me ruajtjen nën lavaman është hidraulika. Nëse ka një rrjedhje, atëherë çdo gjë ndodhet në kontakt me baktere të shumta.

  1. Ushqimi për kafshët shtëpiake

Ushqimi për kafshët shtëpiake është një tjetër produkt që ruhet nën lavamanin e kuzhinës. Ekspertët thonë se nuk është vendi ideal, por është në rregull përderisa është në një enë të mbyllur dhe ka siguri sanitare.

  1. Letër kuzhine

Ekspertët sugjerojnë të shmangni ruajtjen e letrës së kuzhinës, por edhe të peshqirëve nën lavamanin e kuzhinës. Ato janë në rrezik të humbasin cilësinë nga lagështia apo edhe nga krijimi i mykut.

Ndonëse duhet të përfitoni nga hapësira nën lavamanin tuaj, ka disa gjëra që duhet të bëni kur bëhet fjalë për produktet që duhet të ruani atje. Edhe nëse lavamani juaj nuk rrjedh, ai dollap mund të ketë temperaturë jo të pështashme dhe të lagësht, ndaj ruajini ushqimet dhe pajisjet elektronike diku tjetër.

Burimi: EatingWell.com

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re