Megjithëse në vitin 2016 familjet shqiptare kanë rritur shpenzimet e konsumit respektivisht me 3.2%, sërish janë 4 qarqe në vend ku prevalon dukshëm varfëria.
Qarqet që janë varfëruar edhe më shumë se vitet e shkuara janë Lezha, Berati, Kukësi dhe Gjirokastra.
Sipas të publikimit të INSTAT për shpenzimet mesatare mujore për konsum të Njësive familjare në qarqe shihet rënia me e madhe e konsumit ka ndodhur në Gjirokastër me rreth 24 për qind. Nga 75,9 mijë lekë që ishte konsumi mesatar i një familje në qarkun jugor në vitin 2015 ai ra në 57 mijë lekë më 2016.
Pas Gjirokastrës ulja më e madhe konsumit të familjeve ishte për qarkun e Kukësit. Nga 68,989 lekë konsum në muaj në vitin 2015, familjet në qarkun e Lezhës shpenzuan 5 për qind më pak në vitin 2016. Gjithashtu ritme më të ulëta konsumi kishin edhe familjet në qarqet e Beratit dhe Kukësit respektivisht -2 % dhe -1% më pak, përcjell Monitor.
Në vitin 2016, qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum.

Qarqet që paraqesin shpenzimet mesatare më të larta për konsum pas qarkut të Tiranës, janë Durrësi dhe Shkodra me shpenzime mesatare mujore për konsum përkatësisht 77.933 dhe 75.503 lekë në muaj për njësi ekonomike familjare (NjEF).

Rritjen më të madhe të shpenzimeve e paraqet qarku i Vlorës me 15,0 % ndjekur nga qarku i Dibrës me 12,4 %. Qarku që ka pësuar uljen më të madhe të shpenzimeve për konsum është Gjirokastra me 23,9 %.
Gjithashtu shihet se madhësia e familjeve është në rënie. Në vitin 2016, numri mesatar i anëtarëve të NjEF është 3,7 nga 3,8 që ishte në 2015.
Qarku që ka numër më të madh të anëtarëve të NjEF është Kukësi, 5,2 anëtarë ndërsa Vlora dhe Gjirokastra kanë numrin më të vogël të anëtarëve në përbërjen e NjEF, 3,4 anëtarë.
Nga publikimet e fundit të INSTAT shihet se qarqet e varfra po varfërohen edhe me shumë. PBB e Kukësit nga viti 2011 ka rënë me 13 për qind. Qarku më i varfër në vend po varfërohet me ritme shumë të shpejta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re