Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, është shprehur se vetëm çantat e Elisa Spiropalit dhe Olta Xhaçkës do të mjaftonin për të rritur pagat dhe ndihmën ekonomike në Shqipëri.

Komentet Balliu i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku tha se, sipas KLSH, në Shqipëri qeveria ka bërë 9 miliardë euro dëm ekonomik.

“A është e drejtë që çuna të rinj janë arrestuar për 1 cigare hashash dhe kanë bërë 2-5 vite burg. Saimir Tahiri kanabizoi gjithë Shqipërinë dhe doli nga burgu. Çfarë konfiskoi OFL, që dilte ajo vajza si e bija e Çaknorsit. Këta që kapen me video me dokumenta dhe është e vështirë ti arrestosh. Iku Saimir Tahiri dhe filloi Kokaina. Pse? Sepse është Edi Rama. I futi Edi Rama kriminelët në Parlament.

Vetëm Çantat e Elisa Spiropalit do të mjaftonin për të rritur ndihmën ekonomike dhe ato të Olta Xhaçkës do të mjaftonin për të rritur rrogat e qytetarëve. Kostumet e Ramës dhe njerëzve të tij do të bënin të mundur minimumin jetik. 9 Miliardë euro dëm ka bërë qeveria. Ku janë këto? Ato janë te Nusreti.

Legalizimi i Kanabisit ka një seri studimesh që faktojnë se është një faktor shkatërrues për shoqërinë. Jemi kthyer në një shoqëri që justifikon të keqen. Jetojmë në një shoqëri që mjeku dhe mësuesi shihen me hije dyshimi, ndërsa krimineli shihet me sy tjetër. Të gjitha studimet vërtetojnë se nuk ulet krimi duke legalizuar kanabisin. E dyta është se kanabisi jep një efekt shumë të dëmshëm për qelizat e trurit. Legalizimi i kanabisit is jell 0 lekë ekonomisë shqiptare. E vetmja gjë që bën legalizimi i kanabisit, është se i jep një tjetër mundësi Ramës për të vjel qytetarët. Edi Rama nuk do që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Kjo qeveri do Ballkanin e Hapur”, është shprehur Balliu.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re