Varianti Omicron mund të jetë 105% më i transmetueshëm se Delta, sugjeron hulumtimi i fundit nga disa shkencëtarë francezë.

Euronews raporton se studiuesit përdorën modele statistikore për të vlerësuar transmetimin e variantit Omicron në Francë duke përdorur teste të shqyrtimit të varianteve specifike dhe renditjen e plotë të gjenomit.

Studimi, i cili u publikua në faqen medRxiv dhe ende nuk është rishikuar nga ekspertët e fushës, analizoi 131,478 teste në Francë nga 25 tetori deri më 18 dhjetor 2021.

Rezultatet treguan se te të rinjtë, prevalenca e infeksionit me variantin Omicron ose variantin Alfa ishte më e lartë se ajo e variantit Delta.

Bazuar te këto gjetje, studiuesit krahasuan virusin te njerëzit e infektuar me variantin Omicron ose Alpha me transmetueshmërinë te njerëzit me variantin Delta gjatë një periudhe 21-ditore. Diferenca ishte afërsisht 105%.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re