Unioni Kristian-Demokrat (CDU), parti e udhëhequr nga kancelarja gjermane Angela Merkel, pësoi humbje në zgjedhjet rajonale në shtetet Baden-Wuerttemberg dhe Rhineland-Palatinate që ndodhen në pjesën jugperëndimore të Gjermanisë.

Sipas sondazheve së transmetuesit publik ARD, partia e gjelbër ambientaliste, arriti të fitonte gati 32 për qind të votave në Baden-Wuerttemberg, një shtet i pasur, konservator, i njohur për industrinë e saj të fuqishme të automjeteve.

CDU, e cila qeverisë shtetin Baden-Wuerttemberg për më shumë se 50 vjet deri në vitin 2011, mori rezultatin e saj më të keq ndonjëherë me vetëm 23,9 për qind të votave, nga 27 për qind që shënoi në zgjedhjet e fundit në 2016.

Konservatorët e Merkelit gjithashtu kaluan zgjedhjet e tyre më të këqija në Rhineland-Palatinate, duke marrë vetëm 26 për qind, krahasuar me 31,8 për qind në 2016.

Rivali historik i CDU-së, Partia Socialdemokrate (SPD), parashikohet të fitojë zgjedhjet në shtet me 34,7 për qind të votave.

Zgjedhjet rajonale shihen gjerësisht si një provë për Demokristianët e kancelares Merkel përpara zgjedhjeve kombëtare që janë planifikuar të mbahen në shtator.

CDU është përballur me kritika në rritje në javët e fundit për shkak të masave të fuqishme të bllokimit të qeverisë, ritmit të ngadaltë të vaksinimit dhe skandaleve të fundit mbi prokurimin e maskave mbrojtëse.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re