Disa faktorë të stilit të jetesës mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të depresionit, zbulon një studim i ri.

Ka shumë gjëra që ndikojnë në mirëqenien mendore të dikujt. Shpesh faktorë si gjenetika luajnë një rol nëse dikush mund të jetë ose jo i prirur për të zhvilluar një sëmundje mendore. Por ka edhe faktor të tjerë që luajnë një rol në uljen e rrezikut të dikujt për sëmundje si depresioni.

Studimi i ri, i publikuar në Nature Mental Health, zbuloi se ekzistojnë shtatë faktorë të stilit të jetesës që mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të depresionit. Këto përfshijnë konsumimin e alkoolit, dietën e shëndetshme dhe aktivitetin e rregullt fizik.

Për të kuptuar lidhjen midis këtyre faktorëve të stilit të jetesës dhe depresionit, studiuesit mblodhën të dhëna nga 290,000 njerëz, ku përfshiheshin 13,000 që kishin depresion. Të dhënat u mblodhën gjatë nëntë viteve.

Në mënyrë të veçantë, studiuesit studiuan shtatë faktorët e mëposhtëm të stilit të jetesës:

  • Konsumimi i alkoolit
  • Dieta e shëndetshme
  • Aktiviteti fizik i rregullt
  • Gjumë i shëndetshëm
  • Qëndrimi ulur ose të qënurit joaktiv
  • Pirja e duhanit
  • Ndërveprimi social

Si ndikojnë faktorët e stilit të jetesës në rrezikun e depresionit

Sipas studimit të ri, ndjekja e një stili të shëndetshëm jetese mund të kontribuojë në uljen e rrezikut të depresionit, por disa gjëra duhet të merren parasysh përpara se të supozoni se këto zakone do të zgjidhin plotësisht çështjet e shëndetit mendor.

Disa faktorë të stilit të jetesës gjithashtu mund të kenë një ndikim më të madh se të tjerët, zbuluan autorët e studimit. Të bësh një gjumë të mirë gjatë natës – ndërmjet 7 dhe 9 orë çdo natë – duket se ka reduktimin më të madh të rrezikut të depresionit me 22%.

Kur nuk flemë mjaftueshëm, mund të ndihemi të rraskapitur dhe nervozë dhe pa sasinë e duhur të gjumit, kryerja e aktiviteteve të përditshme mund të bëhet e vështirë.

Faktori tjetër më i dobishëm në reduktimin e rrezikut të depresionit ishte pirja e duhanit (20%), së bashku me lidhjet e shpeshta sociale, të cilat ulnin rrezikun e depresionit tek një person me 18%.

Aktiviteti i rregullt fizik – i cili redukton rrezikun e depresionit me 14% – është gjithashtu thelbësor për shëndetin mendor. Ushtrimet jepin energji dhe rrisin motivimin. Rritja e motivimit mund të ndihmojë në rritjen e dëshirës së dikujt për ndërveprime sociale, të cilat mund të kufizojnë ndjenjat e vetmisë, izolimit dhe humorin jo të mirë.

Të gjithë këta faktorë të jetesës së shëndetshme mund të punojnë për të mbështetur njëri-tjetrin.

Mënyra e duhur për të trajtuar depresionin tuaj

Nëse dikush beson se po bën gjithçka për të ulur rrezikun e depresionit, por ende ndjen simptoma, mund të rekomandohet trajtim psikologjik i kombinuar me ndërhyrje mjekësore.

Studimi i ri u fokusua në zvogëlimin e rrezikut të zhvillimit të depresionit dhe sesi një mënyrë jetese e shëndetshme mund të ndihmojë në parandalimin e depresionit. Por kjo nuk do të thotë se të kesh një mënyrë jetese të shëndetshme do të shërojë depresionin – as nuk duhet të supozosh se do të jetë një zëvendësim i barabartë për metodat e tjera të trajtimit.

Nëse dikush ka depresion, është e rëndësishme ta trajtoni atë herët dhe në mënyrë efektive. Ka trajtime psikologjike, të tilla si terapia njohëse e sjelljes (CBT), si dhe trajtime farmakologjike, të tilla si frenuesit selektivë të rimarrjes së serotoninës (SSRIs). Më e rëndësishmja, nëse jeni duke luftuar me depresionin, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë.

Mbështetja nga një mik, familja, ose nëse është e nevojshme nga një profesionist, janë elementë të rëndësishëm për kurimin e depresionit, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë për më shumë se dy javë.

Burimi: Health.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re