Skip to content

Sipërfaqja e djegur më e madhe se Parisi, një viktimë nga zjarri në Francë, zjarrfikësit në “luftë” me flakët prej 3 ditësh

FRANCË- Për të tretën ditë me radhë zjarri në Franca vijon të jetë aktiv. Zjarrfikësit vijojnë operacionin për të neutralizuar zjarrin më të madh që ka përfshirë vendin, në pothuasje tetë dekada.

Zjarri nisi të martën në një zonë pyjore në jug të vendit dhe deri më tani ka djegur më shumë se 160,000 hektarë dhe ka marrë jetën e një personi.

Një nga oficerët që drejton operacionin për shuarjen e zjarrit ka thënë se ende nuk është vënë nën kontroll.