Rafaela Rica, themeluesja dhe drejtuesja e kompanisë “Iceberg”, e ftuar në emisionin “Fol me Mua” që modelohet nga Rovena Dilo në “Fax News” ka folur për angazhimin dhe suksesin në botën e biznesit në Shqipëri.

As ajo vetë nuk do ta kishte besuar 19 vjet më parë, po t’i kishin thënë se një vajzë e re nga Mirdita, që erdhi në Tiranë për të studiuar anglisht dhe menaxhim biznesi, do të bëhej një nga zbukurueset më të njohura të kryeqytetit, duke çarë përmes një mali me paragjykime ndaj femrave nga zonat veriore, në një treg reklamash të paqëndrueshëm dhe pa rregulla të sakta.

Rafaela tregon se çelësi i suksesit të kompanisë “Iceberg Communication” është stafi me një pjesë të madhe prej tyre po punon prej 15 vitesh.

Ajsbergun e kam krijuar para dy dekadash si kompani dhe është nisur nga unë si sipërmarëse dhe e kemi rritur mbi 30 të punësuar dhe disa të tjerë “part time”. Ajo që shikoni është vetëm maja e ajsbergut kurse poshtë ka shumë punë dhe përgjegjësi të madhe. Punoj dhe kam një ekip shumë të mirë dhe të kualifikuar. Kompania edhe mos shkoj unë një muaj ec vetë. Ajsberg komunication është një brand që nuk ka prapashtesën e Rafaelës dhe për këtë ndihem mirë dhe ajsbergu mund të lundrojë edhe pa prezencën time. Duam të sjellim risi dhe punë të bukura. Ka qenë një punë e3 jashtëzakonshme, nuk mbaron puna.

Është e vështirë të krijosh staf në Shqipëri? “Stafi është çelësi i cdo kompanie, mbase kam gjet njerëzit e duhur. Në fillim nuk doja familjarët e mi, sepse nuk e ke të thjeshtë të kërkosh llogari, por ata janë të përgjegjshëm për atë që bëjnë. Kur jemi në punë jemi profesionistë. Ka persona që punojnë mbi 15 vite me mua dhe ata kanë gjetur tek ajsbergu është shumë e mirë. Me gjithë punën që bëhet nuk është e vërteta kur ti bën të gjithën këtë e shikon në fund që ka qenë gjithmonë në rritje. Nuk është aq e bukur skena e sipërmarrësit ke edhe problematike me rrogat dhe me të gjitha. Më është dashur një kohë e gjatë për të krijuar staf të mirë”, Rafaela Rica.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re