Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me sipërmarrësit privatë ku po diskutohet për rritjen e mëtejshme të pagave. Kreu i qeverisë theksoi se bizneset duhet të bëjnë më shumë për punonjësit shqiptarë për t’i mbajtur në vend duke shtuar se duhen vlerësuar si sytë e ballit.

“Duhet ta vlerësojmë punonjësin shqiptar si sytë e ballit dhe ta ndihmojmë me çdo çmim. Nëse sot ka një problem dramatik gjithë industria e fasonëve është se nuk kanë menduar për këtë ditë. Dhe në këtë industri janë disa pionerë që kanë menduar por janë pak. Ata gratë që i kanë marrë që në ’90 dhe u kanë marrë shpirtin të shtunë dhe të dielën, iu ka ardhur mosha e pensionit.

Nuk mund t’i zëvendësojnë me vajzat e TikTok-ut, që të vijnë në Kamëz apo Paskuqan ku janë industritë dhe të marrin makinën qepëse për 40 mijë lekë”, tha kryeministri Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re